Repriza e shfaqjes ‘ART’ sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sonte, në orën 20:00, do të shfaqet repriza e shfaqjes “ART”, me tekst të dramaturges franceze Yasmina Reza.
Shfaqja është nën regjinë e Bashkim Ramadani dhe konsiderohet një nga produksionet më të veçanta të repertorit aktual të teatrit.
Në role interpretojnë aktorët Ard Islami, Ylber Bardhi dhe Butrint Lumi. /Kosova.info/
