Rekord tërmete në vitin 2022 në Zvicër

Toka u lëkund rreth 900 herë në ose afër Zvicrës vitin e kaluar.

Në shtator u mat tërmeti më i fortë i vitit, me fuqinë 4.7. Epiqendra ishte në Alsace në Francë, por u ndje në gjithë vendin.

Shërbimi Sizmologjik Zviceran kishte 11,000 raporte pas kësaj – që është një rekord i ri, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse ka pasur një numër të madh lëkundjesh të regjistruara – nuk është raportuar për dëme materiale. Herën e fundit që një tërmet shkaktoi dëme ishte në vitin 1991 në Graubünden – që u vlerësua me fuqi 5.

Go to TOP