Recital pianistik i Paweł Kowalskit mbahet në Prishtinë
Pianisti polak Paweł Kowalski do të mbajë një recital pianistik në Prishtinë, ku do të interpretohen kryevepra të Frédéric Chopin dhe muzikë ikonike nga filmat polakë.
Koncerti do të mbahet më 10 maj 2026, nga ora 19:30, në Pallati i Rinisë dhe Sporteve.
Ky aktivitet organizohet si koncert paralajmërues i POMIK – Festivali i Muzikës Polake në Kosovë, i cili do të mbahet në nëntor të vitit 2026. /Kosova.info/
