Reçica: VV ka ende mundësi të zgjedhë kryetarin e Kuvendit me mbështetjen e opozitës
Gazetari Enis Reçica ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka ende mundësinë për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit, me mbështetjen e partive opozitare.
Sipas tij, PDK është e gatshme ta votojë çdo kandidat që nuk ka qenë ministër apo pjesë e Qeverisë Kurti 2, ndërsa AAK që nga fillimi ka shprehur gatishmërinë për të votuar Shqipen dhe Sarandën.
Reçica theksoi se kjo alternativë ka qenë e mundshme edhe më herët dhe mbetet e realizueshme në seancën e radhës parlamentare. /Kosova.info/
