Real Madrid zbeh interesimin për yllin e Lilles

Real Madrid e ka zbehur interesimin pavarësisht që e vlerësojnë lartë qendërmbrojtësin e talentuar të Lilles Leny Yoro këtë verë.

“Los Blancos” duan të përforcohen në aspektin defansiv dhe janë admirues afatgjatë të Yoros, i cili pavarësisht që ka 18 vite vlerësohet si një ndër qendërmbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë.

Është spekuluar vazhdimisht që Yoro dëshiron t’i bashkohet Realit, mirëpo “ESPN” raporton se skuadra spanjolle ende nuk ka vendosur nëse duan të nënshkruajnë me adoleshentin.

Madridi e ka bërë prioritet yllin e PSG-së Kylian Mbappe dhe atë të Bayern Munichut Alphonso Davies, andaj disa persona brenda klubit besojnë se duhet të presin para se të nënshkruajnë me Yoron.

Kësisoj, rivalët mund të përfitojnë nga situata dhe të nënshkruajnë me Yoro menjëherë. Chelsea dhe PSG janë ndër klubet që po e vëzhgojnë 21-vjeçarin.

Kontrata e Yoros skadon më 2025 dhe në rast që refuzon rinovimin, Lille do ta shesë në verë që të mos e humbasin si agjent të lirë pas 12 muajve.

Vlera e kartonit të francezit kushton rreth 50 milionë euro, por nëse rinovon atëherë do të dyfishohet.

Go to TOP