Reagon Presidenti i Shqipërisë pas sulmit në Top Channel

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme në objektin e televizionit Top Channel, ku si pasojë ka mbetur i vdekur roja i sigurisë.

Begaj i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, teksa ka inkurajuar organet që të zbardhin sa më shpejtë këtë ngjarje.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, ka shkruar ai.

Go to TOP