Ramë Lahaj koncert në Zvicër më 23 shkurt 2026
Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se do të mbajë koncert në Zvicër, duke u rikthyer për të performuar para bashkatdhetarëve shqiptarë.
Koncerti do të mbahet më 23 shkurt 2026, në sallën prestigjioze Victoria Hall në Gjenevë, duke filluar nga ora 19:30.
Lahaj ka bërë të ditur se këtë mbrëmje të veçantë do ta shoqërojë si mysafire speciale sopranoja Marigona Qerkezi, të cilën e ka cilësuar si një krenari për të gjithë shqiptarët.
Hyrja në koncert do të jetë falas, ndërsa të interesuarit duhet të bëjnë rezervimin e vendeve përmes linkut përkatës. Për informacione shtesë, publiku mund të kontaktojë Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë përmes adresës elektronike zyrtare.
