Ramadani: Situata epidemiologjike e rëndë, por ka indikatorë që po shkohet drejt stabilizimit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se situata epidemiologjike në vend vazhdon të jetë e rëndë edhe pse ka indikatorë që tregojnë se është drejt stabilizimit.

“Situata me COVID-19 vazhdon të jetë e rënduar edhe pse në ditët e fundit kemi një stabilizim dhe një rënie të lehtë të parametrave. Deri më sot kemi mbi 1 milionë testime dhe ky është një rekord i thyer. Kemi një rënie të rasteve aktive që flet për një indikator të stabilizimit dhe arritjes së kulmit të valës dhe tash pritet që të bie gradualisht”.

Ramadani tha se ekipet e IKShPK-së janë në terren dhe po gjurmojnë rastet aktive për të izoluar vatrat e përhapjes derisa fajtore la grumbullimin nëpër klube, restorante dhe kafene.

Po ashtu, ai tha se në ditët në vazhdim do të synojnë të ndalin rastet fatale.

Go to TOP