Pas reshjeve të shiut, fundjava sjell mot më të qëndrueshëm dhe temperatura deri në 27°C

Reshjet e shiut që përfshinë Kosovën gjatë ditës së djeshme kanë pasur ndikim pozitiv në mjedis dhe në sektorë të ndryshëm të jetës.

Sipas të dhënave meteorologjike, ato kanë përmirësuar lagështinë e tokës duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, kanë ndikuar në uljen e përqendrimit të ndotësve në atmosferë dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe kanë kontribuar në shtimin e rezervave ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore.

Për ditën e shtunë, më 13 qershor 2026, parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën, më 14 qershor 2026, pritet mot me vranësira dhe intervale me diell. Në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Institucionet meteorologjike bëjnë të ditur se indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë nga mesatar deri i lartë. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në rrezet e diellit, veçanërisht të dielën nga ora 10:00 deri në 16:00, për të reduktuar rrezikun nga rrezatimi ultraviolet. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)13..06.202614.06..2026
Temp. Min. 0CTemp. Max. 70CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë10221226
Pejë10221226
Prizren11231327
Gjakovë11231327
Istog11231327
Junik11221226
Dragash8201024
Ferizaj9211125
Gjilan9211125
Kamenicë9221126
Besianë10211225
Mitrovicë10211225
Malishevë11221226
Go to TOP