Ramadani: Qytetarët e Kosovës po përballen me dobësim të dukshëm të sigurisë publike

Ish-inspektori i AKI’së, Burim Ramadani ka thënë se është shqetësuese mungesa e sigurisë publike.

Ramadani në një postim në Facebook, ka thënë se siguria publike është më e keqe sot dhe se kohëve të fundit është rritur dukshëm ndjenja e pasigurisë tek qytetarët.

“Shqetësuese mungesa e sigurisë publike. Qytetarët e Kosovës po përballen me dobësim të dukshëm të sigurisë publike. Qytetari është më i pambrojtur sot! Siguria Publike është më e keqe sot! Lajmet nga anekënd Kosovës janë të mbushura me raste dhune, sikurse ishin edhe lajmet e mëngjesit sot. Krimi që ka arritur shkallë të lartë në kohët e fundit patjetër se rrit dukshëm ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Ramadani.

Go to TOP