Ramadani: Javën tjetër zhbllokohet Kuvendi, formimi i Qeverisë nis pa Kurtin
Analisti Burim Ramadani ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme pritet të zhbllokohet procesi i konstituivit të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, një zgjidhje e ndërmjetme po përgatitet për ta kaluar këtë ngërç institucional.
Ai ka theksuar se pas konstituivit të Kuvendit do të nisë faza e dytë e ballafaqimit politik, që është formimi i Qeverisë së re.
Në një koment shtesë, Ramadani ka qenë i qartë se, sipas tij, nuk do të ketë “Qeveri Kurti 3”. /Kosova.info/
