Ramadan Muqolli: Enver Maloku u kërcënua disa herë me telefon, ai ishte zemra e QIK-ut

Redaktori i Qendrës për Informim të Kosovës, Ramadan Muqolli ka folur për aktivitetet e veprimtarit Enver Malokut në Qendrën për Informim të Kosovës.

Muqolli tha se Enver Maloku ka qenë zemra e QIK-ut, duke e përshkruar atë si njeri jashtëzakonisht energjik.

“Ishte jashtëzakonisht energjik, i guximshëm, pra me guxim intelektual. Ka qenë i pakompromis me të vërtetën, me çfarëdo ndikimesh tjera nga jashtë. Ai ka qenë edhe autor i shkrimeve e publikimeve të veçanta.Një kohë ka botuar nga viti 1995-97 revitën “Ora”, revistë politike, ka botuar edhe libra e shkrime, publicistike, me idenë për lirinë e Kosovës”, tha Maloku.

Ai tha se vrasja e Malokut ishte e paralajmëruar dhe se ishte kërcënua disa herë me telefon.

“Ishte vrasje e paralajmëruar, muaj më parë kishte ndodhur një atentat i dështuar, atentati i dytë i 11 janarit ishte fatal.Unë e kam pasur Malokun mik të shtëpisë, jam njohur që nga shkolla fillore, diskutime për këtë temë kam pasur, ai u vra për punën e QIK-ut. Më ka treguar se në dy raste ka pasur kërcënime me telefon. Nga persona që as atëherë si ka ditur Enveri dhe kanë mbetur të panjohur.Ishte Serbia që kishte interes vital për shuarjen e zërit që promovonte lirinë për Kosovës. Ishte obsesion për Beogradin”, tha ai .

Tutje, ai tha se Qendra për Informim e Kosovës ishte e goditur nga vrasja e Malokut, duke u shprehur se të gjithë ishin të lënduar.

Go to TOP