Ramabaja: VV i ka dhënë ushtarë UÇK-së | Haradinaj: Edhe udbashë

Një debat është zhvilluar mes anëtarit të AAK-së, Daut Haradinajt dhe profesorit Sadri Ramabaja për votimin e Listës Srpska në për për ligjin që afekton veteranët.

Haradinaj tha se në konferencën e sotme për media të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka parë një qëndrim publik të qartë antiUÇK.

Ramabaja i kundërpërgjigjet se një pjesë e VV-së është e lidhur shpirtërisht me UÇK-në.

“Një pjesë e mirë e VV-së janë të lidhur shpirtërisht me UÇK-në. Bazamenti i VV-së është prej familjeve qe i ka dhënë ushtarë UCK-së dhe komandantë”, tha Ramabaja.

Ndërsa, Haradinaj i thotë se i ka dhënë edhe udbashë të panumërt.

“Ata janë shpërnda së pari te PDK-ja dhe te ju kanë gjetë strehë”, i kundërpërgjigjet Ramabaja.

Go to TOP