Rama thotë se ka nisur 25 projekte të reja në Prishtinë
I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka nisur 25 projekte të reja në Prishtinë.
Për këtë, komuna e Prishtinës në Facebook ka paralajmëruar se kryeqyteti “do të vlojë nga punimet në terren”.
Përmes një njoftimi, komuna thotë se në mbledhjen e bordit të drejtorëve u diskutua për nisjen e realizimit të 25 projekteve të reja për kryeqytetin pas bartjes së mjeteve.
“Do të ketë dinamikë të shtuar në të gjitha projektet e vjetra dhe të reja që do të fillojnë. Prishtina do të vlojë nga punimet në terren”, thuhet në njoftim.
