Rama takon këngëtarin: Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë

Këngëtari shqiptar Ermal Meta do të mbajë sonte koncertin në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot si një bisedë të këndshme siç e cilëson ai me këngëtarin Ermal Meta.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shprehet Rama, teksa ka publikuar dhe një foto nga ky takim.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”.

“Nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë në jetën time. Është hera e parë që bëj koncert në një stadium dhe të gjitha energjitë do i shkrij mbi skenë”, tha ai gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet.

Biletat janë pa pagesë. Respektohen të gjitha rregulloret antikovid, dhe do të mbahet në 30 % të kapacitetit. Ky koncert organizohet nga ambasada italiane në bashkëpunim me bashkinë Tiranë dhe FSHF./atsh/

Go to TOP