Angli-Argjentinë, formacionet zyrtare

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për gjysmëfinalen e Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës.

‘Tre Luanët’ dhe argjentinasit përballen sonte në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta, ku këto dy kombëtare të mëdha do të luftojnë për një vend që dërgon në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Përzgjedhësit Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni kanë vendosur për 11-shet startuese, duke konfirmuar formacionet me të cilat do të synojnë kualifikimin në finalen e Botërorit.

Formacioni zyrtar i Anglisë:

Jordan Pickford – Reece James, Marc Guéhi, Charlie Kosa, Djed Spence – Declan Rice, Elliot Anderson, Jude Bellingham – Morgan Rogers, Anthony Gordon, Harry Kane (kapiten).

Formacioni zyrtar i Argjentinës:

Emiliano Martínez – Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Nicolás Tagliafico – Leandro Paredes, Giuliano Simeone, Alexis Mac Allister, Enzo Fernández – Julián Álvarez, Lionel Messi (kapiten).

Skuadra e cila do të triumfojë sonte do të ballafaqohet në finalen e madhe të këtij Botërori me Spanjën, e cila eliminoi Francën.

Ndeshja mes Anglisë dhe Argjentinës nis në orën 21:00.


Go to TOP