Malisheva, komuna “kujdestare” e COVID-19

Komuna e Malishevës po informon qytetarët për më të rejat e të infektuarve, të shëruarve e rasteve që humbin jetën nga koronavirusi.

Këtë e bën çdo ditë që nga 14 marsi 2020. Pos postimit në faqe zyrtare, i njëjtë në kohë reale iu përcjellët edhe mediave vendore. Dhe për këtë gjë është e vetmja komunë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Qysh nga rasti i parë edhe mbledhja e parë kemi vendos dhe është konstatuar që ne informatat tona duhet të publikohen dhe të informohen qytetarët”, tha Liridon Hoti, drejtor i Shëndetësisë.

Personi që përkujdesët për këtë gjë është zëdhënësi i kësaj komune, Artan Paqarizi.

Ky i fundit, njoftimin e të premtes nuk e bëri nga vendi i tij i zakonshëm i punës, pasi ishte në vetizolim.

Kjo formë e informimit po ju pëlqen qytetarëve malishevas.

Gjatë ditës, në këtë qytet u shënuan 13 raste të reja me COVID-19, pesë të shëruar e dy raste të vdekjeve.

Go to TOP