Rama takon Ambasadorin e ri të OSBE-së: Bashkëpunim për transparencë, të drejta të njeriut dhe pjesëmarrje qytetare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucionit lokal dhe misionit ndërkombëtar.

Në qendër të bisedës ishte rritja e transparencës institucionale, respektimi i të drejtave të njeriut dhe përfshirja aktive e qytetarëve në vendimmarrje. Rama vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë për forcimin e institucioneve lokale dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

“Do të vazhdojmë së bashku për një Prishtinë më të drejtë, më të sigurt dhe më pranë çdo qytetari,” theksoi kryetari Rama pas takimit.

Takimi shënon një hap të ri në angazhimin e përbashkët për zhvillimin demokratik dhe institucional të kryeqytetit. /Kosova.info/


Go to TOP