Rama reagon për Ahmetajn: Nuk do mbaj mbi shpinë askënd që ka thyer besimin tim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një komunikim për opinionin publik lidhur me urdhrin për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj tha se nevoja e një reforme të thellë në drejtësi është kërkuar me ngulm nga ai dhe qeveria e tij.
Rama tha se qëllimi i tij ka qenë që të përmbyset përfundimisht sistemin e vjetër të drejtësisë.
