Rama reagon pas miratimit të buxhetit 2026: Prishtina po ecën përpara
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të buxhetit të kryeqytetit për vitin 2026, duke e cilësuar këtë vendim si dëshmi të lidershipit politik dhe funksionimit të demokracisë lokale, shkruan Kosova.info.
Rama ka falënderuar asamblistët për, siç tha ai, përgjegjësi publike dhe pjekuri politike, duke theksuar se qytetarët meritojnë vendimmarrje serioze dhe shërbim të ndershëm publik.
Ai ka vlerësuar se miratimi i buxhetit hap rrugë për planifikim afatgjatë, investime strategjike dhe projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke shtuar se Prishtina po lë pas politikën e bllokadave dhe po orientohen drejt zhvillimit.
“Ky buxhet nuk është vetëm dokument financiar, por një mesazh i qartë politik se Prishtina ka zgjedhur të ardhmen, përgjegjësinë dhe qeverisjen demokratike”, ka deklaruar Rama./Kosova.info/
