Rama: Prishtina bëhet skenë botërore me Galanë “Rame Lahaj & Friends”

Kryeqyteti i Kosovës u shndërrua në një skenë të hapur arti me mbajtjen e galasë “Rame Lahaj & Friends”, një mbrëmje madhështore që solli në Prishtinë emra të mëdhenj të skenës botërore dhe emocione të papërshkrueshme për mijëra qytetarë të pranishëm.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vlerësoi këtë ngjarje si një moment kulmor kulturor, duke theksuar se Prishtina do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm artistët vendas dhe çdo iniciativë që ndërton ura mes kulturave, promovon artin dhe e vendos qytetin në hartën e ngjarjeve kulturore ndërkombëtare.

“Ky është vizioni ynë – një kryeqytet që jeton me artin dhe kulturën,” u shpreh Rama, duke e cilësuar ngjarjen si një sukses që i jep identitet të ri dhe ndërkombëtar Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP