Rama përgënjeshtron Pecin: Nuk i keni pasur të kompletuar dokumentacionin, kjo është arsyeja e vonesës

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, z. Faton Peci, në lidhje me lejen e kushteve ndërtimore për ndërtimin e objektit të ministrisë.

Më poshtë mund të gjeni deklaratën e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama.

“Përmes këtij reagimi, institucionet e Kryeqytetit përgënjeshtrojnë pretendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vonesat e shkaktuara nga organet e Kryeqytetit për t’u pajisur me kushtet ndërtimore për ndërtesën e Ministrisë.

Më tutje, sqarojmë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore.

Përndryshe jemi të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit”, ka deklaruar Kryetari Rama. /Kosova.info/

Go to TOP