Rama për 8 Mars: Nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar një ditë të mbarë për 8 Marsin duke dhuruar lule për gratë.

Rama në një postim në Facebook, ka shkruar se “nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë”.

“Mirëmëngjes … dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Ndryshe sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre. /Kosova.info/

Go to TOP