Rama: Pas një viti bllokade nga Qeveria, vazhdojnë punimet në rrugën “Qamil Hoxha”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rifilluar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, pas më shumë se një viti ndërprerjeje.

Sipas tij, punimet kishin mbetur të bllokuara nga qeveria qendrore për një periudhë të gjatë, ndërsa tashmë projekti po vazhdon.

“Pas më shumë se një viti, gjatë të cilit qeveria qendrore kishte bllokuar punimet në rrugën ‘Qamil Hoxha’, sot i kemi vazhduar punimet. Nuk paska mbetje arkeologjike. Vazhdojmë”, ka deklaruar Rama. /Kosova.info/


Go to TOP