Rama nga lokacioni ku do të ndërtohet Spitali i Prishtinës: Po bëhen matjet dhe analizat e nevojshme

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Izet Sadiku, sot kanë vizituar lokacionin ku pritet të ndërtohet Spitali i Prishtinës.

Rama në një postim në Facebook ka publikuar disa fotografi nga kjo vizitë, ndërsa tha se “janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit”.

“Punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, tha ai.

Njoftimi i plotë:

Go to TOP