Rama mbledh Asamblenë Kombëtare në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave

Kryeministri i Shqipërisë, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mbledh të dielën në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë.

Takimi pritet të nisë në orën 11:00, me fjalën e Ramës. Fokusi i Asamblesë Kombëtare të PS-së, pritet të vihet tek zbatimi i detyrave, të cilat janë caktuar nga strukturat e partisë.

Agjenda:

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5.Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”.

Go to TOP