Rama kritikon Qeverinë për bllokadën ndaj Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar qeverinë për shndërrimin e ministrive në “zyra fushate” dhe përdorimin e fondeve si mjet presioni politik ndaj qytetit.
Sipas Ramës, bllokada e organizuar e buxhetit ndaj Kryeqytetit është një akt i qëllimshëm politik, pasi sipas tij, qeveria e sheh suksesin e Prishtinës si dështim të vetin partiak. “Në vend që të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët, veprojnë si sabotatorë që mezi presin të shembin gjithçka,” tha Rama.
Ai shtoi se, nga deklaratat e ministrit përkatës, është e qartë se bllokada ka të bëjë vetëm me faktin që ata nuk qeverisin më Prishtinën, duke treguar se sipas qeverisë, “jeta e qytetarëve të Kryeqytetit nuk ka vlerë.”
Rama thekson se qëllimi i kësaj qasjeje është të pengojë zhvillimin e Prishtinës dhe të sigurojë përfitime politike personale. /Kosova.info/
