A jemi evropian?

Shkruan: Besim XANI

Çka po ndodh me kombin shqiptar? Ç’është gjithë kjo urrejtje, xhelozi, mos­punë, mosdashuri ndaj diturisë? Ç’është kjo vdekje e solidaritetit mes veti?

Kadare na thotë se kombi shqiptar nuk e do vetveten si kombet evropiane, këtu e ka origjinën kjo gjendje. Mua më indinjoi një foto para Fakultetit të Mjekësisë, e mbushur me mbeturina. A i shkon dikujt ndër mend se ndonjë diplomat evropian mund të pyesë veten: “Ky popull a e ka merituar lirinë dhe a është vërtet evropian?”

Kadare ka ngulur këmbë se evropianët nuk na pranojnë, ndonëse ne i takojmë kontinentit evropian. Është e vështirë të fitosh një betejë intelektuale me Kadarenë; ai e mbronte idenë se ne jemi komb evropian. Por sikur të ishte gjallë Kadareja dhe të shihte mbeturinat në dyert e Fakultetit të Mjekësisë, do të isha kurioz të dija çfarë do të thoshte. Kush po na pengon t’i heqim ato mbeturina? Askush! Atëherë, ku e ka bazën mburrja jonë?

Thonë se kemi qenë të pushtuar… Zoti im, 25 vjet u bënë që jemi të lirë! Kur nuk je në gjendje të mbash higjienën, si do të më bindësh se di të mbash shtet? Patriot nuk është vetëm ai që ka luftuar e ka vdekur, por patriot është edhe ai që e do vendin e vet si shtëpinë e tij, gjatë gjithë jetës. Për fat të keq, kjo mungon në Kosovë.

Çfarë paradoksi, çfarë marrëzie! Zonja Gërvalla propozohet për kryeparlamentare, zonjë kjo që të gjithë krerët e UÇK-së i ka fyer, madje ka deklaruar se ka dosje për ta – e kam dëgjuar vetë në TV. Çfarë populli është ky, kur i gëzohet burgimit të heronjve të vet?

Nuk po shkoj larg: ne si popull vetëm tri festa kemi pasur dalje publike të UÇK-së – më 5, 6, 7 mars dhe më 17 shkurt 2008, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Për vete, unë tjetër festë s’do të kisha festuar. Dhe pikërisht i infektuar nga propaganda e shërbimeve të huaja, populli ynë arriti t’i minimizojë këto data festive që nuk i ka asnjë komb evropian.

Çudia më e madhe është se Kurti erdhi në pushtet duke sharë njerëzit më meritorë për shtetin, shtet që dikur vetëm në ëndërr mund ta shihnim. Kjo është shoqëria jonë: që 6 muaj bën hajgare me shtetin e vet. Kjo është Kosova, ku vdiqën 15 000 njerëz, e një person me emrin Albin Kurti e shkatërroi këtë vend. Person ky që nga 2000 të burgosur, ishte i vetmi që u lirua me nënshkrimin e Vojislav Koshtunicës; asnjë tjetër! Inxhinier që ka punuar në zyre me Demaçin…

Unë edhe vëllain e kam pasur në burg, me sëmundje mendore, por as barë nuk ia kanë dhënë. E gjykoni vetë, lirimin e tij. Dhe ky njeri, merr 400 000 vota?!

Unë nuk kam koment.


Go to TOP