Deda: Konstituivi “rekord” dëshmon humbjen e vitit 2025 dhe pazare pa zhurmë në Kuvend

Analisti dhe ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar pas konstituivit të Kuvendit duke e cilësuar atë si një proces “rekord” që, sipas tij, nxjerr në pah disa fakte të pashmangshme për humbjen e një viti të tërë politik.

Sipas Dedës, zhvillimet e fundit tregojnë se skena politike ka funksionuar me marrëveshje të heshtura dhe mirëkuptim të ndërsjellë mes subjekteve, përfshirë zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit dhe përfshirjen e Listës Serbe me pozitë të nënkryetarit.

“Të gjithë bashkë duke votu për njëri-tjetrin – pa zhurmë, pa propagandë, por me mirëkuptim”, ka theksuar ai duke lënë të kuptohet se prapa retorikës publike ka pasur koordinim politik.

Deda ka përmendur gjithashtu edhe çështjen e deputetëve për të cilët janë ngritur pretendime për vota të vjedhura duke kritikuar mungesën e sanksioneve nga partitë përkatëse. /Kosova.info/


Go to TOP