Rama: Bunkerat e Ulpianës u shndërruan në hapësira arti dhe krijimtarie

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se bunkerat në lagjen Ulpiana janë ringjallur sonte me art, dritë dhe energji të re.

Ai theksoi se këto hapësira, që dikur simbolizonin frikën dhe hijen e së kaluarës, tashmë janë shndërruar në ambiente shprese dhe krijimtarie për artistët dhe qytetarët.

“Bunkerat e frikës në Ulpianë sonte u ringjallën me art, dritë dhe energji të re. Nga hija e së shkuarës, ato u shndërruan në hapësira shprese dhe krijimtarie. Prishtina, përtej improvizimeve!”, shkroi Rama.

Kjo iniciativë synon ta kthejë një pjesë të hapësirave të harruara të qytetit në vende të hapura për art dhe kulturë. /Kosova.info/


Go to TOP