Abdixhiku në Prizren: Driton Selmanaj prezanton programin për zhvillimin e qytetit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e programit zgjedhor të kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës, Driton Selmanaj.
Abdixhiku tha se Selmanaj është kandidati që i jep Prizrenit drejtimin që meriton duke e vlerësuar për përvojën, përkushtimin dhe vizionin e tij të qartë.
Në fjalën e tij, Selmanaj prezantoi projektet që synojnë zhvillimin ekonomik të qytetit, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, turizmit dhe kulturës. Ai theksoi se për Prizrenin flet me përgjegjësi dhe dashuri, jo vetëm si kandidat, por si qytetar që e njeh dhe e ndjen qytetin.
“Prizreni meriton një udhëheqës dhe një ekip që i ngjan këtij qyteti: të hapur, punëtor, kreativ dhe të drejtë. Pikërisht këtë udhëheqje ofron Lidhja Demokratike”, u shpreh Abdixhiku.
Ai shtoi se me këtë vizion, LDK ofron një Prizren që ecën përpara. /Kosova.info/
