Raketa, tanke dhe Pantsyr/ Mediat ruse: Vuçiq do të blejë armë të reja nga Putin

Serbia do të blejë armë të reja të prodhimit rus, Pantsyr, njoftoi të enjten ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Mediat ruse kanë zbuluar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të blejë armë të reja nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Ne kemi marrë Kornets [sistemet e raketave antitank]. Ne kemi marrë tanke, transportues të blinduar të personelit dhe po blejmë Pantsyr të rinj,” tha Vulin gjatë bisedimeve me ministrin rus të mbrojtjes Sergej Shoigu.

“Gjithçka që kemi rënë dakord me ju po zbatohet,” tha Vulin, duke iu drejtuar Shoigut.

Ministri i Brendshëm serb e quajti shefin rus të mbrojtjes mik të tij personal dhe mik të Serbisë. 

Go to TOP