Prishtinë: Plagoset me thikë një person, arrestohen dy të dyshuar

Një person ka mbetur i plagosur me thikë, pas një përleshjeje fizike që ndodhi mes disa personash në lagjen Dardania në Prishtinë, gjegjësisht afër nënkalimit.

Viktima është marrë nga ekipet emergjente dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Sot rreth orës  19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea),  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave”, njoftoi Ahmeti .

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, njoftoi tutje ajo.

Go to TOP