Kush janë 3 kandidatët e LVV-së për asambleistë që fituan mandatin e tretë në Kuvendet komunale?

Lëvizja VETËVENDOSJE në zgjedhjet e lokale të këtij viti nuk doli me rezultate të mira në nivel vendi, duke fituar vetëm ne 4 komuna, shkruan kosova.info.

LVV doli partia e dytë për nga numri i asamblistëve në kuvendet komunale nëpër Kosovë. Por, janë vetëm 3 asambleistë të këtij subjekti që nuk ishin bartës të listës por që fituan mandatin e tretë në kuvendet komunale.

Ata fituan mandatet në zgjedhjet e vitit 2013, 2017 dhe ato të këtij viti 2021. Mek Selaci nga Vushtrria, Sejdi Emini nga Vitia dhe Adelinë Stublla nga Podujeva ishin asamblistët që moren mandatet e treta në kuvendet komunale.

Ndryshe LVV ka arritur të fitojë në 4 komuna në të cilat do të udhëheq në 4 vitet e ardhshme, në Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe në Podujevë./Kosova.info

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Go to TOP