Qytetari në Skenderaj raporton se si iu ngacmuan dy vajzat e tij të mitura
Një qytetar në Skenderaj ka raportuar se një femër ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy persona të dyshimtë (të afërm të të dyshuarës), të cilët i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Skenderaj 02.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.
