Qytetarët izraelitë në Tel-Aviv kërkojnë përfundimin e luftës në Gazë

Dhjetëra mijëra qytetarë Izraelit kanë vazhduar me protesta masive në Tel Aviv në të cilët kërkojnë fundin e luftës në Gaza.

Protestuesit, të cilët kaluan natën në rrugët e Tel Avivit brohoritnin “lufta nuk është e shenjtë por jeta është” përderisa shumë prej tyre thanë se kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu qëllimisht po e zgjatë luftën për të vazhduar të mbahet në pushtet.

Ndërkohë, nga Kairo, ku po vazhdojnë negociatat me ndërmjetësim, bëhët e ditur se ende nuk ka pajtim rreth marrëveshjes e cila do të ndalonte dhunën- sipas disa burimeve diplomatike pengesa kryesore tani është çështja se a do të jetë armëpushimi afagjatë apo vetëm i përkohshëm.

Gjithashtu çështje e madhe duket të jetë kërkesa e Hamasit për tërheqjen e të gjitha trupave izraelite nga Gaza përderisa Tel Avivi insiston se nuk do ta ndalon luftën përderisa nuk e shkatërron Hamasin në rripin e gazës.

Njëkohësisht, disa zyrtarë Izraelit kanë thënë se, përkundër paralajmërimeve të aleatëve, Tel Avivi planifikon të vazhdon me ofensivën e planifikuar në Rafah- dhe se kjo ofensivë do të ndodhë, pa marrë parasysh se a do të arrihet ndonjë marrëveshje për armëpushim apo jo.

Në Rafah tani gjinden më shumë se 1.5 milionë palestinez dhe besohet se çfarëdo sulmi i madh drejtë këtij qyteti do të shkakton mijëra viktima të reja civile.

Go to TOP