Qytetarët amerikanë ftohen të largohen menjëherë nga Iraku
Ambasada e SHBA-së në Bagdad ka paralajmëruar qytetarët e saj që të largohen nga Iraku “menjëherë”. Ajo gjithashtu i bën thirrje çdorit që po mendon të qëndrojë atje të “rishikojë vendimin”.
“Irani dhe miliciat e tij të lidhura me të paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë publike në Irak. Janë kryer sulme ndaj qytetarëve amerikanë, interesave të SHBA-së dhe infrastrukturës kritike,” shkruhet në postim në X.
“Mos përpiqeni të vini në Ambasadën në Bagdad ose në Konsullatën e Përgjithshme në Erbil për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga raketat, dronët dhe mortajat në hapësirën ajrore irakiane,” thotë ambasada.
