Qytetarë mësohuni që ta bëni përzgjedhjen e mire dhe të duhur të politikanëve në skenën politike

Shkruan: Ejup BERIShA

Në jetë gjithçka është mësim, po po gjithçka duhet të mësohet pra edhe përzgjedhja e politikaneve duhet mirë të mësohet.

Nuk duhet që gjithkush të përzgjidhet kjo flet dhe është dëshmi se ky nuk është ndonjë mësim i lehtë e i thjeshtë por është shumë i komplikuar. Duhet mbajtur llogari se kush zgjidhet që të bëhet pjesë e aktivitetit tejet kompleks dhe shumë të vështirë shoqëror dhe njerëzor politikës. Duhet pasur kujdes që njerëzit te cilët në jetën e tyre nuk janë aftësuar për diçka apo të cilët nuk kanë ndonjë profesion te caktuar këta assesi të mos zgjedhën në politikë sepse të njëjtët përherë ngelin peng të paaftësive të tyre, kjo dhe për faktin se për këta individ qëndrimi në politikë bëhet çështje të jenë ndërsa largimi i të njëjtëve prej saj bëhet çështje të mos jenë. Ky është problem shumë i vështire dhe tepër brengoses sepse mund të shkakton shumë komplikime e kokëçarje për njerëzit jo vetëm për ata që duhet ta braktisin politikën por edhe për qytetarët në përgjithësi. Njerëzit për tu bërë pjesë e politikës bëjnë gjithçka ndërsa edhe për të mbetur sa më gjatë pjesë e saj ata mund të bëjnë shumëçka. Kur flasim për mundësitë e bërjeve gjithmonë flasim për të bëra të pamenduara dhe të palogjikuara mirë sepse ata individ të cilët e ndjejnë rrezikun nga braktisja e politikës apo dhe nga humbja e pushtetit ndërsa të njëjtët nuk kanë ndonjë aftësi apo profesion për të mbijetuar më pas në ambientin jo-politik atëherë ata mund të bëjnë veprime dhe akte shumë të këqija e të rrezikshme të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe të pariparueshme për individët e tjerë në shtet dhe në shoqëri. Politika është strehimore e sigurte dhe e garantuar për njerëz pa profesion dhe për ata që nuk kanë kurrfarë aftësish planifikimi e posaçërisht për individët qe nuk dinë të veprojnë si duhet në ambientin politik. Në kohërat bashkëkohore shumica e njerëzve që nuk i kanë aftësitë qe u përmendën më larte janë pjese e politikes. Ndërsa kjo e fundit përpos planifikimit bëhet edhe përmes veprimeve aktiviteteve, akteve si dhe aksioneve konkrete. Dhe nëse gjërat që planifikohen në politikë nuk zbatohen në praktikë atëherë politika mbetet një asgjë pa kurrfarë përmbajtjeje dhe pa formë konkrete. Prandaj qytetarët duhet pasur kujdes së për kë përcaktohen dhe kënd e zgjedhin në politikë. Posaçërisht në të duhet pasur kujdes me përzgjedhjen e individëve sepse ka të tille që nuk dinë të planifikojnë dhe të veprojnë por ka edhe situata kur politikës mund t’ia mësyjnë njerëz që mund të kenë mangësi të moralit, e te karakterit por edhe të atillë që kanë edhe probleme psikike. Pra sot duke e pasur parasysh lehtësinë e përzgjedhjes e të kandidimit si dhe të zgjedhjes së individëve në politikë këta mund të bëhen shumë lehtë dhe pa kurrfarë pengesash pjesë e politikës. Me të njëjtët është më i vështirë ballafaqimi e posaçërisht ballafaqimi i qytetarëve me ta. Kjo për faktin se politikanët kur bëhen pjesë e politikës sigurojnë forcë dhe pushtet të madh për veten ndërsa qytetarët nuk janë në gjendje që ta kufizojnë pushtetin dhe forcën e tyre. Derisa politikanët e paaftë e rrezikojnë zhvillimin dhe përparimin e shtetit dhe të njerëzve në shoqëri, politikanët me mangësi morali, karakteri e posaçërisht ata me probleme psikike e rrezikojnë egzistencën e gjithmbarshme fizike dhe shpirtërore të njerëzve tjerë në shtet dhe në shoqëri. Në jetën e përditshme nuk ka ndonjë mundësi të vërtetohet se cili individ është i paafte që të bëj planifikimin në politikë por edhe të vërtetohet aftësia e veprimit te tyre, mundësi verifikimi në jetën e përditshme nuk ka as edhe për ti vërejtur mangësitë e moralit, karakterit dhe të vërtetohet se cila është gjendja reale psikike e individëve që ja mësyjnë politikës. Prandaj qytetarëve u rekomandohet fillimisht që të mësojnë e më pas edhe që të dine të zgjedhin individ të mirë dhe joproblematik në politikë dhe ta shmangin mundësinë që në të të zgjedhin njerëz me mangësi karakteri e posaçërisht të përcaktohen për njerëz të cilët mund të kenë probleme të theksuara psikike sepse me këta siguria, qetësia shëndeti, jetët e njerëzve si dhe zhvillmi e përparimi I gjithmbarshëm i shoqërisë do të jenë përherë në rrezik.

Prandaj siç thash edhe në fillim të këtij shkrimi për ti shmangur rreziqet që u përmendën më lartë njerëzit duhet të mësojnë që ta bëjnë përzgjedhjen dhe zgjedhjen e duhur, të qëlluar dhe më të mirën në politikë.

Go to TOP