Koci: S’ka sinjal që nga masat, Kosova të sanksionohet në planin e rritjes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka organizuar një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar agjendat e reformave, që janë parakusht për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.

E rreth kësaj çështje Melazim Koci, njohës i zhvillimeve politike tha në “Info Plus” në RTK se nëse ndodh që Kosova të suspendohet nga procesi i Berlinit  nuk do të ketë qasje në planin e rritjes sepse sipas tij esenca e planit të rritjes është bashkëpunimi rajonal.

Ai tha se deri tani nuk ka asnjë sinjal që për shkak të masave Kosova të sanksionohet edhe ne planin e rritjes.


Go to TOP