Qeveria miraton kredinë 23.2 milionë euro për projektin e ngrohtores solare të Prishtinës

Është miratuar Projetkligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (MFPT).

Kjo marrëveshje do të shërbej për të siguruar kapacitetet shtesë të energjisë termike dhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit të Prishtinës.

Teksa, ministri i Financave, Hekuran Murati tregoi edhe të mriat që sjell përdorimi i energjisë diellore për furnizimin me energji termike.

“Për më shumë, besoj që të gjithë jemi dakord, që Kosova si vend, ka potencial të madh për prodhimin e enrgjisë nga panelet diellore, e në këtë aspekt përdorimi i energjisë diellore për furnizimin me energji termike,përveç se shënon një fillimi të implementimit të projekteve inovative për krijimin e një mjedisi sa më të pastër, po ashtu ndikon pozitivisht edhe në ekonomitë familjare”, deklaroi ai në mbledhjen e Qeverisë.

Vlera e huazimit është 23.2 milionë euro. 

Go to TOP