Qeveria i hap rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake të komunave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se me rastin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Buxhetin, Komunave u mundësohet bartja e 37 milionë eurove nga mjetet vetanake.

Ai tha se një gjë e tillë mundësohet me ndryshimin e një dispozite ligjore në Ligjin për Buxhetin.

“Deri tani janë bartur ose janë në proces të bartjes të hyrat vetanake nga vitit 2022 në vlerë rreth 53 milionë euro, ndërsa me korrigjimin e kësaj dispozite mundësohet bartja edhe 37 milionë euro të tjera”, tha ai.

Këto deklarime Murati i bëri në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, ku i diskutoi edhe disa tema tjera.

Go to TOP