Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë mblidhen më 14 qershor

Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët të mërkurën me 14 qershor.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke sqaruar se mbledhja do të zhvillohet në qytetin e Gjakovës.

“Sot një javë do të jetë mbledhja 9-të e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, e treta në më pak se dy vjet. Në mbledhjet e deritanishme kemi nënshkruar 41 marrëveshje”.

Go to TOP