Qepa e kuqe me përbërës të fuqishëm për zhdukjen e tumoreve

Qepa e kuqe është e pasur me përbërës të fuqishëm që ndihmojnë në zhdukjen e tumoreve.

Një prej tyre, i njohur ai antocianina, që është përgjegjës për ngjyrën e kuqe të qepës, mendohet se parandalon përhapjen e sëmundjes.

Derisa, një flavonoid tjetër, i quajtur kuercetinë, ka të njëjtat efekte në tkurrjen e masës tumorale.

“Kemi zbuluar që qepët janë të jashtëzakonshme në zhdukjen e qelizave kancerogjene. Qepët aktivizojnë teknikat që nxisin qelizat kancerogjene të shkojnë drejt vdekjes. Ato krijojnë një ambient të pafavorshëm për qelizat kancerogjene dhe pengojnë komunikimin mes tyre, duke penguar kështu shtimin e tyre”, tha Abdulmonem Murayyan, nga Universiteti Guelf në Kanada.

Pavarësisht ngjyrës, çdo lloj qepe mund të ndihmojë në zhdukjen e qelizave kancerogjene, thonë shkencëtarët kanadezë.

Go to TOP