​ShSKUK forcon kapacitetet, 17 anesteziologë të rinj nisin punën

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar inkuadrimin e 17 anesteziologëve të rinj, në sistemin publik shëndetësor.

“Me shtimin e 17 anesteziologëve të rinj, forcohen kapacitetet profesionale të sistemit publik shëndetësor, duke rritur mbështetjen për sallat operative, njësitë e kujdesit intensiv, repartet emergjente dhe shërbimet e tjera spitalore” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Anesteziologët e QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme të ShSKUK-së ofrojnë shërbime pandërprerë, duke qenë pjesë kyçe e çdo ndërhyrjeje kirurgjike, trajtimit intensiv dhe menaxhimit të rasteve urgjente.

Me shtimin e 17 anesteziologëve të rinj, forcohen kapacitetet profesionale të sistemit publik shëndetësor, duke rritur mbështetjen për sallat operative, njësitë e kujdesit intensiv, repartet emergjente dhe shërbimet e tjera spitalore.

ShSKUK shpreh mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre, dhe u uron mirëseardhje dhe punë të mbarë 17 anesteziologë të rinj.


Go to TOP