Qëlloi me breshëri plumbash familjen e ish-gruas, ky është autori i krimit në Tiranë

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Paskuqan, ku pas një konflikti në një familje, ka pasur të shtëna me armë.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë. Autori dyshohet se është Ramazan Kutra, i njohur si Dan Kutra, i cili është larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij. Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Go to TOP