AKB dhe Oda e Zejtarëve të Prizrenit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Oda e Zejtarëve të Prizrenit, sot nënshkruan memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për të mirën e zhvillimit ekomomik lokal dhe kombëtar në të mirë të zejtarëve.

Agim Shahini-Kryetari i AKB-ës, me këtë raste tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i përbashkët do të shkon drejtim të zhvillimit ekonomik në nivel qëndron dhe lokal duke mos i përjashtuar edhe sektorin e zejtarëve të Kosovës të cilët janë një nga hallkat e trashëgimisë ekonomike.

“I vlerësojmë si të rëndësisë se veçantë për arsye që zejtarët për pos që kanë mbajt aktive ekonomin familjare dhe individuale, janë kontribut dhënës në ruajtjen e traditës për mes zhvillimit të aktiviteteve të tyre dhe tashme, është koha që tani të zënë një vend të rëndësishëm në ekonominë nacionale”, tha Shahini.

Afrim Tejeci Kryetar i Odës Zejtarëve Prizrenit, tha se ne po e fuqizojmë misionin tonë për fuqizimin e zejtarëve në nivel lokal dhe atë kombëtar.

“Duke e nënshkruar këtë marrëveshje bashkëpunimi më AKB e cila do e mbështet çdo iniciativë të zejtarëve të Prizrenit dhe me gjerë për avancimin tonë për të arritur zhvillimin dhe prodhimin e produkteve të ndryshme nga zejtaria për tregun e Kosovës dhe më gjerë, prandaj nga sot rrugëtimi jonë dhe iniciativat tona do të mbështeten nga një partner me traditë 20vjeqare siç është AKB”, tha Tejeci.

Te dy palët u dakorduan që se shpejti të marrin edhe iniciativa tjera të përbashkëta për fuqizimin e zejtarëve në nivel kombëtare. /Kosova.info/

Go to TOP