Gjermania kualifikohet me vuajtje në Toronto

Gjermania ka marrë një fitore me vuajtje përballë Bregut të Fildishtë në ndeshjen e dytë të Grupit E, me rezultatin 2-1.

Ndeshja nisi me një avantazh të lehtë të Gjermanisë sa i përket qarkullimit të topit. Skuadra e Nagelsman kërkon t’i diktojë ritmin kundërshtarit, por duket qartë se nuk është aq e lehtë.

Lojtarët e Bregut të Fildishtë janë mjaft të fortë në duele dhe në daljet e shpejta në kundërsulm dinë të krijojnë epërsi dhe rrezikojnë herë pas here. Në minutën e 30-të Bregu bën surprizën, duke shënuar me Kessie.

Mesfushori gjurmon si duhet një top të kthyer dhe e poston në rrjetë për 0-1. Pas golit Gjermania u hodh e gjitha në sulm, ndërsa kundërshtari zbatoi planin “gardh para portës”, që e vuri shumë në vështirësi Gjermaninë.

Në pjesën e dytë, Bregu i Fildishtë u shfaq më agresiv dhe i zgjuar, duke e larguar Gjermaninë nga porta dhe rrezikuar në dy raste për të shënuar golin e dytë. Por nëse nuk i shfrytëzon rastet, Gjermania gjen momentin dhe të ndëshkon.

Dhe kështu ndodhi. Në të 68-ën Undav vjen nga stoli dhe arrin të shënojë pas një pasimi të Undav, duke rikthyer baraspeshën dhe hapur ndeshjen.

Ishte sërish sulmuesi i futur nga stoli, i cili me një gjuajtje brenda zonës, tundi rrjetën e afrikanëve, duke siguruar tre pikët dhe kualifikimin për gjermanët.

Rezultati:

Gjermani 2-1 Bregu i Fildishtë

Undav 68′, 90+4′ / Kessie 30′

Go to TOP