PZAP rrëzon vendimin, certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka rrëzuar vendimin e KQZ-së dhe ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
PZAP ka pranuar ankesën e këtij subjekti politik dhe ka shfuqizuar vendimin paraprak të KQZ-së.
“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025. NDRYSHOHET vendimi i KQZ-së me të njëjtin numër protokolli dhe datë, duke u PRANUAR rekomandimi i Zyrës për Çertifikim dhe Kontroll Financiar të datës 02.12.2025. ÇERTIFIKOHET subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

