Punëtoria e parë për reformat në fushën e ndihmës juridike
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen e projektit të UNDP-së “Voices for Justice”, organizoi punëtorinë e parë për hartimin e Projekt Ligjit të ri për Ndihmë Juridike Fala, duke shënuar kështu edhe fillimin e një procesi reformues në fushën e ndihmës juridike në Kosovë.
“Gjatë punëtorisë u diskutua për rëndësinë e reformës së ligjit ekzistues, sfidat e deritanishme në zbatimin e tij, si dhe nevojat për përmirësim të sistemit të ndihmës juridike falas. Pjesëmarrësit kontribuuan aktivisht në diskutimet mbi metodologjinë e punës së grupit punues, si dhe rreth përmbajtjes së koncept dokumentit të ndihmës juridike falas”.
Siç bëhet e ditur, në fund të punëtorisë, u definuan hapat e ardhshëm që do të ndërmerren nga grupi punues me qëllim të finalizimit të projekt ligjit në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe standardet ndërkombëtare për qasje në drejtësi.
“Ky aktivitet paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të ndihmës juridike falas dhe rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve juridike për qytetarët, në veçanti për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë”, thotë ANJF.
