Publikohen momente kur Vivien dhe Getinjo shihen duke i dhuruar puthje dhe përqafime njëri-tjetrit në BBVK

Marrëdhënia e Vivien Thanos dhe Getinjos e krijuar brenda Big Brother VIP Kosova ka qenë shumë e komentuar këtë kohë.

Dyshja, të cilët po shijojnë një lidhje dashurie brenda shtëpisë, ditë më parë patën një zënkë me njëri-tjetrin.

Të njëjtit duket se kanë sqaruar çdo gjë dhe se tani po qëndrojnë bashkë çdo moment.

Së fundmi, Vivien shihet duke i dhuruar tërë kohën puthje përqafime Getit, derisa ai ishte duke përgatitur patate për banorët.

Pavarësisht tensioneve, ata duket se kanë lënë inatin anash dhe se po kalojnë momente të bukura.

E njëjta ditë më parë kishte folur për romancën me Getinjon, ndërsa shtoi se prindërit e saj nuk janë mësuar që ajo të dalë më një djalë me tatuazhe.

Vivien për publikun u bë më e njohur nga formati i dashurisë “Love Story”. /Kosova.info/

VIDEO/ Ndodhi! Getinjo dhe Vivien puthen në buzë në BBVK - GazetaJonë

Go to TOP